Kryebashkiaku i Pukës, z. Gjon Gjonaj ishte sot në fshatin Kabash të njësisë administrative Rrape, ku ashtu siç i kishte premtuar banorve të kësaj zone, bashkia tashmë bëri të mundur hapjen e rrugës përmes fshatit , nga Kisha e “Shën Pali” deri në skajin fundor të fshatit, në lagjen Hadroj.
Kreu i bashkisë, z. Gjonaj I shoqëruar nga administratorja e njësisë administrative Rrape, znj.Lula Mema dhe nga banorët e zonës përshkoj rrugen në këmbë deri në pjesen fundore të saj .
Administratorja Mema I bëri të ditur kryetarit të bashkisë së shumë banorë ishin larguar nga fshati Kabash si pasojë e mungesës së kësaj rrugë ndërsa banorët e zonës të gjithë ushqimet, orendit shtëpiake dhe rastet urgjente I transportonin me krah ose me kafshë ngarkesë deri tek rruga e makinës. “Me këtë investim është zgjidhur një hërë e mirë ky problëm, ndaj dhe në emer të banorve që e prisnin këtë rrugë prej 25 vitesh të falenderoj për mbajtjen e këtij premtimi” u shpreh znj.Lula Mema, administrator e Rrapes.
Banorët e fshatit Kabash vlersuan investimin si jetik, teksa kujtuan se si në rastet urgjente ata kanë bërë transportin e të sëmurve në krah deri tek rruga pranë kishës së “Shën Palit”.
Vetë kreu I bashkisë, z. Gjon Gjonaj u shpreh I lumtur që një tjetër premtim I tij tashmë u bë realitet teksa shtoj se brenda një kohe të shkurtër do të angazhoheshin mjete për shtrimin e trasesë së re më çakëll, çfar lehtëson levizjet për të gjithë llojet e mjeteve. Ishim ktu para dy muajsh ku inaguruam uren e re të Bregut, kemi rikonstruktuar uren e madhe, ambulancen e Kabashit e rikthyem në funksion, tani kemi dhe rrugen për çdo shtëpi, ndërsa do të vijojmë me nevoja të tjera” u shpreh z. Gjonaj teksa shtoj se kjo nuk ishte një punë për fushatë, por një detyrim I kryer ndaj banorve të Kabashit.
Segmenti rrugor Kisha e “Shën Palit- qender Kabash – Hadroj është me shume se dy kilometer. Përmes rrugës së re, pas më shume se 25 vitesh tranzicion lidhet çdo famije e mbetur në këtë zonë, teksa shumë banorë e braktisen vendlindjen e tyre si pasojë e mungesës së kësaj rruge, në fshatin e lën në harresë.