Nga sot banorët e fshatit Ukth në Njësin Administrative të Qelzës do të ruajn vetëm si kujtim i të shkuarës, sakrificat e tyre në raste të ceremonive mortore për transportin drejt varrezave të fshatiti.
Kreu i bashkisë së Pukës, z.Gjon Gjonaj bëri realitet premtimin e dhënë për hapjen e rrugës auto nga qëndra e fshatiti drejt varrezave të Ukthit.
Kryebashkiaku Gjonaj i shoqeruar dhe nga nënkryetaret e bashkisë z.Mustaf Kopani , z. Artan Zaja , drejtori i shërbimeve z. Pashk Ukshini , administrator i Qelzës, z. Gjergj Gega ishin sot në fshatin e largët, ku u takua me banorët e Ukthit, pikërisht aty ku dhe përfundon rruga e re, pranë varrezave të fshatiti.
Kryebashkiaku tha se premtimi i dhën para banorve të kësaj zone ishte një obligim që duhet kryer edhe përkundër veshtirësive me të cilat përballet bashkia. Është një obligim i të gjithve që të tregojmë kujdes dhe respect për varrezat dhe këtë do e bëjmë përkundër çdo situate, u shpreh kryebashkiaku, teksa premtoj se në çdo fshat drejt varrezave do të bëhej e mundur hapja e rrugës automobilistike.
Kryebashkiaku gjatë ndaleses së tij në fshatin Ukth tha se do të vazhdonte përkujdesjen për këtë zonë të lënë në harresë prej 25 vitesh, ndërsa ftoj banorët e fshatiti që të zgjidhnin vete me konsensus nje nga banorët e zonës, i cili do të punsohet për mirmbajtjen e segmentiti rrugor të Ukthit .
Banorët e zonës falenderuan kryebashkiakun për premtimin e mbajtur pasi siç than dhe vetë kjo ishte një ëndërr e tyre që nuk besonin se mund të bëhet realitet, por ishit ju ai që na e mundësuat që sakrificat tona të marrin fund.
Nga ana e tij kryetari i fshatiti z. Dritan Asani falenderoj z. Gjonaj që sot i dha fund një sfide për të gjithë banorët e Ukthit. “Ju jam mirnjohës z.kryetar. Në fakt që kur ju kam bërë këtë kërkesë isha i bindur se nuk do realizohej. Edhe kur me premtuat nuk e besoja se do e realizonit, por ja sot ju e bëtë vertetë realitet dhe ne banorët e Ukthit do të jemi