Kreu i bashkisë Pukë, z.Gjon Gjonaj këtë fundjavë zhvilloi një vizit në kantjerin e ndertimit të Kishës së re të qytetit të Pukës. I shoqëruar nga zëvëndëskryetari, z.Kristian Marku, kryebashkiaku u prit nga famullitari Dom. Giovanni Fiocchi, i cili njohu vizitorët me detaje të projektiti për Kishen e re të qytetit të Pukës, e cila me ndërtimin e saj i jep një pamje të re hyrjes së qytetit të Pukës. Me herët kryebashkiaku vizitoi dhe kantjerin e ndertimit për Xhamin e re në Kodër Hani, ku dhe atje u prit dhe u njoh nga myftiu i Pukës, Imam Gëzim Kopani me detajet e këtij objekti historik, i cili përmbush më së miri hapsiren dhe pamjen e Kodër Hanit, qender historike e Pukës. Kështu bashkë me transformimin e qytetit, brenda më pak se një viti Puka do të këtë dhe Kishen e Xhamin e re.

21