Kryetari i bashkisë Pukë, z. Gjon Gjonaj zhvilloi mbrëmjen e kaluar një takim me banorët e fshatit Gojan i vogël në njësinë administrative Gjegjan.
Bashkia ka nisur në këtë zonë një investim për shqetësimin më të madh dhe të kahershëm për rrjetin e Ujit vaditës, por 20% e banorve të zonës janë ankuar se nuk përfitojnë nga ky investim.
Për këtë qëllim kryebashkiaku Gjonaj i shoqëruar nga nënkryetari z.Kritjan Marku, drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve, z. Petrit Deda dhe administratorja, znj.Franga Jaku kërkoj zgjidhjen nga ana e banorve që nga investimi i bashkisë të përfitonte e gjithë fshati.
Pas sugjerimeve të shumta nga vetë banorët e fshatit të cilat nuk arriten në një marrveshje të përbashkët zgjidhja është ofruar nga vetë kreu i bashkisë, z. Gjon Gjonaj.
Ai premtoj zgjerimin e këtij investimi duke dërguar në zonë një sasi tjetër tubacioni për ujin vaditës, ndërkoh që 61 familjet e këtij fshati, bashkia do të subvencionojë instalimin e matësve për Ujin e pijshëm,çfar sjell automatikisht kursimin e Ujit duke e kthyer atë në të mjaftueshem për të gjithë zonen.
Zgjidhja e ofruar u mirprit dhe nga banorët e zonës të cilët shpresojnë në zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi që zgjat prej vitesh.
Banorët e Gojanit të vogël falenderuar kryebashkiakun për interesimin e vazhdueshem dhe për takimet periodike, të cilat sic thanë ata nuk ishin zhvilluar as në kohen kur Gjegjani ishte komunë.