Nga sot të tre nënkryetarët e bashkisë do të jen në terren, pranë njësive administrative, ku do të ndjekin një sër çeshtjesh që do të ndikojnë kryesisht në përmiresimet infrastrukturore. Ky është urdhëri që ka lëshuar gjatë një takimi me administraten kryetari i bashkisë, z.Gjonaj teksa ka ftuar administratorët të ishin në lartësinë e duhur të detyrës për ti shërbyer komunitetit. “Meritoni të vlersoheni për punen e bër, por ju ftoj të bëni çfar është e mundur të shmangni sorollatjet e banorve në zonat tuaja” ju tha kreu i bashkisë administratorve.
Në këtë takim kryebashkiaku Gjonaj kërkoi angazhim maksimal dhe të punonjësve të angazhuar për matjet në terren, për formalizimim e tokave bujqësore. “Të gjithë të barabart para ligjit sa i përket taksave vendore” kjo ishte fjala e z.Gjonaj për taksat vendore, teksa ftoj punonjësit e kësaj drejtorie të mos bënin dallime në mesin e taksapaguesve, duke toleruar disa e duke shtërnguar disa të tjerë. “Angazhim maksimal sa i përket kontrollit të mishit që shitet në të gjithë territorin e bashkisë Pukë” ju drejtua kryetari Shërbimit Veteriner në bashki.
Një vëmendje të veçantë kryebashkiaku i ka kushtuar dhe ndërmarrjës së Pastrim-Gjelbërimit, punonjësit e të cilës do të angazhohet nga sot për pastrimin e të gjithë hapsirave të qytetit, teksa angazhim më i madh u kërkua dhe nga punonjësit e shërbimeve në njësit administrative. Disiplina në punë, respektimi i Kodit Etik, shërbimi i shpejt ndaj qytetarve dhe kontrolli i vazhdueshem për cilësin e investimeve, vijojnë të mbeten kryefjala e kryetarit të bashkisë, i cili në mbledhjen e radhës me administraten paralajmëroj inspektime të befasishme në të gjithë institucionet në vartësi të bashkisë. “Më shumë se sa një funksion, skuadra jonë ka një mision dhe misioni ynë është ti shërbejmë çdo qytetari pa dallime politike a dallime të tjera” e mbylli fjalen e tij kryetari i bashkisë në mbledhjen me administraten e bashkisë dhe administratorët.