Kreu i bashkise se Pukës, z.Gjon Gjonaj priti sot në një vizit zyrtare ministrin e bujqësisë, z.Bledi Çuçi, i cili fillimisht u njoh me transformimet e qytetit dhe planin për zhvillimin e metejshem të zonës, teksa kreu i bashkisë i prezantoi ne terren nevojen për investimin madhor për lidhjen e dy rezervuarve dhe pastrimin e ujmbledhësit të Kukajve, çfarë do i dhuronte Pukës dhe mbarë Shqipërisë një tjetër zonë atraktive.
Ndalesa me e gjatë ishte në njësin administrative të Qelzës ku kryebashkiaku Gjonaj e prezantoi ministrin Çuçi me grupet e grave që veprojnë në këtë zonë, sic është qëndra e përpunimit, grupi i grave bletare dhe grat që kanë ngritur sera.
Ndalesa e radhës e ministrit Çuçi gjatë qëndrimit në Pukë ishte qendra komunitare “Sot për të ardhmen” ku grat e organizuar pranë kësaj shoqate kishin organizuar një mini-panair me produkte tipike të zonës së Pukës.
Gjatë bashkëbisedimit me këto gra z.Çuçi premtoi mbeshtetjen e nismave të tilla në kuadër dhe të “Pukës turistike”.
Në mbyllje të qëndrimit në Pukë kreu i ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z.Bledi Çuçi është njohur nga kryebashkiaku Gjonaj me planin strategjik për zhvillimin rural, çfar ndikon dhe ne zhvillimin turistik të zonës, ndërsa u prezantua dhe Komisioni Lokal I Punësimit, një nisme kjo unikale në Shqipëri.
Ministri Çuçi gjatë këtij takimi teksa falenderoi z.Gjonaj për menaxhimin e suksesshëm të bashkisë premtoi mbështetje për Puken nga ana e ministrisë që drejton.