Kreu i bashkisë Pukë, z. Gjon Gjonaj priti  në një takim zyrtar Ambasadorin e Bullgarisë, Z.Dimitar Arnaudov.
Diplomati bullgar në Shqipëri teksa falenderoj kryebashkiakun Gjonaj për mikpritjen u shpreh se ishte njohur për resurset dhe zhvillimet që po ndodhin në zonen e Pukës si rrall në ndonjë vend tjetër të Shqipërisë, dhe ndaj kishte vendosur që të vinte ta shikonte më nga afër Puken.
18401862_446826548986637_396434674984923040_o-1Ambasadori Arnaudov i premtoj kreut të bashkisë se do të punonte fortë në ndihmë të kësaj zone dhe fillimisht shprehu dëshiren që bashkia e Pukës të binjakzohej me një bashki të Bullgarisë me qëllim ndihmen e ndërsjellt dhe shkëmbimin e eksperiencave.
Nga ana e tij kryebashkiaku Gjonaj e falenderoj diplomatin bullgar për viziten, ndërsa e njohu atë me përpjekjet për ti dhënë qytetit të Pukës dhe zonave rurale një dimension tjetër me qëllim zhvillimin në funksion të mirqenjës së banorve.
z. Gjonaj i parashtroj ambasadorit të Bullgarisë fushat në të cilat mund të bashkpunohej kryesisht18358705_446827562319869_1527129648637653607_o

në fushen e turizmit malor, atë të përpunimit të produkteve vendase dhe bimve medicionale që Pukaka shumë si dhe bashkëpunimin për ndërtimin e spitalit të sëmundjeve pneumonare, që do i shërbente të gjithë Shqipërisë.

18359284_446828788986413_5281383465543543206_oNë shënjë mirnjohje z. Gjonaj dhe ambasadori Dimitar Arnaudov shkëmbyen dhe dhurata ndërsa diplomati bullgar premtoj mbështetjen e tij të vazhdueshme për Pukën duke vënë theksin kryesisht tek fushat e bashkëpunimin që parashtroj kreu i bashkisë. Ai falenderoj kryebashkiakun për pasionin nga i cili udhëhiqej në drejtimin e bashkisë, ndërsa inkurajoi atë të vijonte me këtë frymë që siç tha diplomati bullgar jo të gjithë kolegët e tij në Shqipëri e kanë.

18359264_446828732319752_6847311881683989751_o