Sot një tjetër emer i shquar që Puka ja dhuroj Shqipërisë u nda nga jeta duke na lënë pas vepren e tij të madhe, inteligjencen e pashoq dhe shembullin se drejt dijes kurr nuk duhet pushuar se ecuri.
Teksa me keqardhje të madhë mësova ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Elez Selimit, kti biri të shquar të Pukës që ishte kudo një ambasador I vyer I vlerave tona, me lejoni ti shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve, studentëve, por dhe mijëra pacientëve që ju ka shpëtuar jeten, Dr.Elezi.
Prof.Dr.Elez Selimi edhe pse arriti majat në fushen e mjeksisë duke mbajtur gradat e shkencëtarit, duke krijuar sherbimin e Pneomologjisë Shqiptare, e duke mbajtur pozicione të rëndësishme fal aftësive të tij të papërsëritshme si: shef i Klinikës Pneumologjisë, Zv/Drejtor shkencor i Spitalit Universitar të Mushkërive, Anëtar i Këshillit Shkencor të Fakultetit Mjekësisë, Anëtar i Akademisë së Shkencave të New Yorkut, Anëtar i Shoqatës Pneumologëve Europian (ERS), Anëtar i Shoqatës AIPO Itali (Shoqata e pneumologëve të spitaleve të Italisë) dhe Kryetar i Shoqatës së Pneumologëve të Shqipërisë, Ai asnjëher nuk e harroj Puken dhe pukjanët.
Me punën e tij të palodhur si pedagog, si shkencëtar i fushave mjekësore dhe si mjek me talent të rrallë, Prof. Dr. Elez Selimi ka dëshmuar virtytet e larta morale të humanizmit, përkushtimit, devotshmërisë, profesionalitetit dhe përgjegjshmerisë. Këto cilësi e nderojnë dhe lartësojnë emrin e tij. Veprimtaria e tij e madhe shkencore dhe profesionale në dobi të njerëzve, bëri që jo vetëm populli e vendi i tij të krenohen me të, por edhe brezat e mjekëve, të cilët sot studiojnë në tempullin e humanizmit dhe shkencës, siç është Universiteti i Mjekësisë, të njohin dhe të admirojnë këtë personalitet të madh të mjekësisë shqiptare. Kontributi i tij mësimdhënës dhe puna e palodhshme shkencore, na bëjnë të jemi të gjithë krenar dhe mirënjohës për këtë personalitet të shquar të Pukës dhe Mjekësisë Shqiptare.
Pro.Dr.Elez Selimi është “qytetar Nderi” I bashkisë Pukë, Spitali I Pukës mban emrin e tij, ndërsa pak ditë më parë Këshilli bashkiak I Pukës I propozoj presidentiti të Republikës që ti akordonte Dr. Elezit, titullin “Nderi I Kombit.
Puka gjithnjë do e kujtoj dhe nderoj Elez Selimin pasi gjithnjë ai ishte nder dhe krenari për Puken dhe pukjanët të cilët I priti dhe I përcjelli gjithnjë në spitalet e Tiranes duke ju shërbyer me konsideratat për njerëz të afërt të tij.
Përsonalisht humba një mik të shtrenjët, ndihmen, këshillen dhe kontributin e të cilit e kisha gjithnjë, si një udhërrefyes .
Ngushëllime të sinqerta!
Gjon GJONAJ
KRYETAR I BASHKISË PUKË