Kryebashkiaku, z.Gjon Gjonaj inspektoi shkollën “8 Dhjetori” Qelëz pas ankesës së bër një natë më parë në emisionin HAPUR nga një nxënës i kësaj shkolle. Kryebashkiaku po takohet me nxënës e mësues, ndërsa drejtori i shkollës, z. Alfred Prendi i bëri të ditur z.Gjonaj se uji i pijëshëm mungon
në shkollë si pasoje e shterrimit të burimeve nga të cilat furnizohet shkolla. Kjo sipas z.Prendi është një periudhë e përkohëshme, por që nuk ka sjell probleme në kushtet higjeno sanitare, pasi uji për pastrim dhe tualetet e shkollës është siguruar përmes një linje provizore.