Kreu i Bashkisë Pukë, z.Gjon Gjonaj në kuadër të fillimit të Vitit të Ri mësimor ishte sot në mjediset e Konviktit “Ali Bytyqi” këtu në qytetin e Pukës ku u interesua lidhur me kushtet që ofrohen atje për nxënësit.
Fillimisht z.Gjonaj është interesuar për cilësin e ushqimeve dhe standartin e gatimit të tyre teksa kërkoj nga drejtuesit e konviktit që në asnjë rrethanë mos të pranonin nga kompania e tenderuar ushqime dhe produkte jashtë standartit, veç atyre që janë përcaktuar në kontratë, pasi, siç tha kryebashkiaku,“ shpesh kompanit tentojnë të abuzojnë”.
Më tej kreu i bashkisë u njoh me mjediset e tjera të konviktit ku drejtoresha znj.Zenepe Laçi i parashtroj kryebashkiakut dhe disa nga nevojat.
Gjatë kontaktit me nxënësit e ardhur nga fshatrat e bashkive Pukë e Fushë Arrëz kreu I bashkisë z. Gjon Gjonaj teksa i këshillonte ata të orjentoheshin drejt marrjes së dijeve që të bëheshin të aftë për veten e të dobishëm për familjet u njoh nga vetë nxënësit se ata që në ditët e para të shkollës po përballen me vështirësi në disa lëndë. Nxënësit pohuan vetë se në fshatrat ku kanë qenë nuk kanë përvetësuar dije nga shumë lëndë, kryesisht në shkencat ekzakte. Për këtë kryebashkiaku telefonoj menjëherë kreun e arsimit, z.Nikolin Prenga nga i cili mori premtimin për fillimin e mësimit të diferencuar në mënyrë që të kapet ritmi edhe nga nxënësit e ardhur në konvikt nga fshatrat e thëllë.
Një grup tjetër nxënësish sëbashku me drejtoreshen i parashtruan kreut të bashkisë vështirësit për dijet në gjuhen angleze, pasi lënda e anglishtes ne shkollen e mesme nuk është e nivelit bazë dhe nuk mund të arrihet asnjëhere nga ana e nxënësve të ardhur nga fshatrat që nuk kanë bërë kurr gjuhë të huaj në shkollat e tyre.
Për këtë kryebashkiaku Gjonaj premtoi fillimin e një kursi të gjuhës angleze dy herë në javë vetëm me nxënësit e Konviktit, “Ali Bytyqi”, gjë e cila u mirprit nga ana e nxënësve.
Në largim kreu i bashkisë z. Gjonaj kërkoj nga drejtoresha, znj.Laçi angazhim të të gjithë stafit në shërbim të nxënësve konviktor.
Edhe pse një pjesë e madhe e nxënësve të konviktit vin nga fshatra që nuk janë pjesë e territorit të bashkisë Pukë, kreu i bashkisë premtoi angazhim maksimal në shërbim të tyre, ndërsa premtoj se do të kthehet her pas here në këtë insitucion, jo vetem si kryetar i bashkisë, por me përkujdesjen e një prindi.