Të dashur vëllezër e motra pukjanë, ku do ndodheni!
Më lejoni që në këtë natë të lajmit të mirë për mbar boten, të ndaj me ju urimin e përzemërt të Krishtlindjes, si një ngjarje e shpresës dhe besimit, për një botë më të mirë, për një Shqipëri më të mirë, e sigurisht për një Pukë më të mirë, ashtu sikurse të gjithë ne e ëndërrojmë.
I bindur se e ardhmja do të jetë më e mirë dhe se forca e dashurisë dhe mirësisë që inspiron kjo festë, do të triumfojë mbi çdo plagë e sakrificë njerëzore, dua qe sonte të përcjell urimet e perzemerta per sejcilin prej jush.

Një urime të vaçant kam për të sëmurët, për emigrantet e të gjithë ata që nuk ndodhen pranë familjeve.
Krishtlindja është festa që kremton imponimin e dashurisë mbi çdo vështirësi dhe triumfin e dashurisë mbi çdo plagë e çdo sakrificë, ndaj dhe ne të rendim drejt të mirës për një familje të shëndetshme, për një shoqeri të shëndosh e për një Pukë siç të gjithë e shpresojmë.
Unë Ju uroj vetëm gëzime në familjet tuaja.
Dhëntë Zoti më të miren për çdo familje pukjane e të bashkuar qofshim gjithnjë siç kemi treguar se jemi sa here është nevoja.

Gëzuar Krishtlindjen të gjithëve!

Gjon GJONAJ
Kryetar i bashkisë Pukë

kry