Koordinatori për të drejtën e informimit
Emër, mbiemër: Erin Neziri
E-mail: [email protected]
Adresa: Bashkia Pukë, Sheshi “Gjergj Kastrioti (Skënderbeu)”
Orari: E hënë – e premte, 08:00 – 16:00
Kompetencat
- I mundëson çdo kërkuesi të drejtën për t’u njohur me informacionin publik, duke u konsultuar me dokumentin origjinal ose duke marrë një kopje të tij;b) krijon, mban, publikon dhe përditëson regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve;
- Bashkërendon punën për plotësimin e kërkesave për informacione brenda afateve;
- Regjistron kërkesat për informacion dhe cakton një numër rendor për secilën prej tyre;
- Dërgon kërkesën për informim te një autoritet tjetër publik, brenda afateve të parashikuara në këtë ligj, kur rezulton se autoriteti publik ku është depozituar kërkesa nuk e zotëron informacionin e kërkuar;
- Verifikon rastet për dhënien falas të informacionit qytetarëve, sipas parashikimit të pikës 5, të nenit 13, të ligjit 119/2014
- Kryen njoftimet paraprake, sipas neneve 14 dhe 15, të ligjit 119/2014, si dhe komunikon me kërkuesin, sipas nevojës për trajtimin e kërkesës për informacion publik.
Si mund të njiheni me informacionin publik
- Kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me postë ose me postë elektronike, duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij. Në çdo rast, kërkesa regjistrohet në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve, të parashikuar në nenin 8 të këtij ligji.
- Në çdo rast, kërkesa për informim regjistrohet dhe për të caktohet një numër rendor. Numri rendor, së bashku me të dhënat e kontaktit të koordinatorit për të drejtën e informimit, i jepen kërkuesit që ka bërë kërkesën për informim.
- Kërkesat për informim regjistrohen sipas radhës së paraqitjes dhe trajtohen pa dallime mes tyre.
- Kërkesa për informim duhet të përmbajë:
a. emrin dhe mbiemrin e kërkuesit;
b. adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni;
c. përshkrimin e informacionit që kërkohet;
ç. formatin në të cilin preferohet informacioni;
d. çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar.
5. Në qoftë se kërkesa për informim nuk e përcakton formatin në të cilin kërkohet informacioni, ai jepet në mënyrën më të efektshme dhe me koston më të ulët për autoritetin publik.
1.BASHKIA PUKË, REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE PËR VIITN 2024