Gjatë mbledhjes së Këshillit Komunal të Signa-ia, të datës 27 Janar, u prezantua nga Kryetari i Komunës dhe u votua në unanimitet, propozimi për të vendosur një Pakt Miqësie ndërmjet Komunës Signa dhe qytetit shqiptar të Pukës.
“Që prej 20 vitesh, edhe në Signa, komuniteti shqiptar është i lidhur thellësisht me territorin, duke treguar edhe një herë se integrimi mes dy kulturave të ndryshme është e mundur dhe i dëshirueshëm nëse finalizohet me njohjen e reciproke dhe përmirësimin e ndërsjellë.
Ata zgjodhën vendin tonë për të jetuar, punuar dhe për të rritur fëmijët e tyre.
Kjo marrëveshje binjakëzimi do t’i lejojë komunitetit tonë dhe asaj të Pukës të zgjerojnë njohuritë për territoret e tyre përkatëse dhe traditat që i dallojnë ato; jemi të sigurt se do të luajë një rol jetësor në politikën lokale.
Sidoqoftë, ndikimi që një veprim i vogël si ky mund të ketë në një nivel më të lartë politik nuk duhet të nënvlerësohet.
Në një epokë historike në të cilën ka akoma shtete që debatojnë nëse duhet të pranohet apo jo Shqipëria brenda Komunitetit Evropian, duke e lënë atë të pambrojtur kundër përpjekjeve të shteteve të huaja si Turqia apo Rusia, nisma jonë përfaqëson një pararojë kurajoze të bindjes europiane dhe politikës së jashtme gjithëpërfshirëse”- shprehet Kryetari i Komunës.
Për më tepër klikoni në link: https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2872397886130433&id=208988275804754&sfnsn=scwspwa&extid=EHI2GovQMZlLKbOT