Në kujdesin dhe drejtimin e Kryetarit të Bashkisë Pukë, u mblodh Komisioni Lokal për Punësimin (KLP) me anëtarë institucionet vendore dhe publike, organizata të shoqërisë civile dhe të sektorit privat. Në fjalën e përshendetjes, Kryetari i Bashkisë, z. Gjon Gjonaj theksoi rëndësinë e koordinimit të veprimeve mes anëtarëve të komisionit. Më tej, znj. Fabiola Laco Egro, përfaqësuese e “Sot për të Ardhmen” përmendi fushat ku KLP mund dhe duhet të ofrojë këshillimin e duhur për marrjen e masave në përmirësim të shanseve në tregun e punës. Në përputhje me çështjet e ngritura në Komision, u ndanë detyrat dhe angazhimet në sekretariat për anëtarët përkatës. Ky Komision i krijuar me mbështetjen e programit rajonal SEED, do të shërbejë si një trup këshillimor në hartimin e plan veprimit lokal për zhvillimin e turizmit dhe nxitjen punësimit sidomos të grave dhe të rinjve, hulumtime të tregut aktual të punës, nivelin dhe fushat e përgatitjes së fuqisë punëtore aktuale, trendin e zhvillimeve të industrisë së shërbimeve dhe prodhuese lokale, hulumtimin e nevojës dhe ofertës për punësim, zhvillim konsultimesh, debatesh dhe ofrim rekomandimesh për qeverisjen lokale dhe palët tjera të interesuara të përfshira, me qëllim përmirësimin e mjedisit të punësimit dhe rritjen e punësimit kualitativ, ku si rezultat pritet edhe rritja e kualitetit të shërbimeve/produkteve lokale që do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të bashkisë.

1