Me rastin e 9 Qershorit, Ditës së Kultures pukjane, bashkia Pukë organizuan ceremonine e akoordimit të titullit “Qytetar nderi” i bashkisë Pukë, z.Sadri Lleshi, instrumentist ndër vite i “Ansamblit Puka”
Kryetari i bashkisë Pukë, z.Gjon Gjonaj në fjalen e tij vlerësoi artistin Lleshi për kontributin e dhënë në Ansamblin Puka dhe më gjër në jeten kulturore dhe artistike të Pukës.
Kryetari i keshillit bashkiak, z. Enver Suljemani u shpreh se ndjehej i lumtur që këshilli i bashkisë ka vleresuar gjatë ketij mandati figura të pakontestueshme siç është dhe artisti Sadri Lleshi.
Artisti Virtuoz Sadri Lleshi në fjalen e tij tha se ndjehej i nderuar për vlerësimin aq më teper që i dorëzohej në një ngjarje të shënuar siç është Dita e Kulturës pukjane. Ai më tej shtoi se kontributi i tij nuk do të mungoi për sa kohë do të gëzonte shendet dhe jetë.