Informacion mbi situaten nga kushtet atmosferike në territorin e bashkisë Pukë.

Reshjet e Borës të cilat bien pa ndërprerje prej mesnatës së kaluar në të gjithë territorin e bashkisë Pukë vazhdojn të kriojnë situatë të vështirë kryesisht sa i përket qarkullimit.
Rrugët nacionale që lidhin Puken me zonat e tjera të Shqipërisë të cilat mirmbahen nga kontraktorët e Autoritetit Rrugor Shqiptar janë të kalueshme me zingjir.
Segmentet rrugore rurale të cilat janë të pa-asfaltuara momentalisht janë të bllokuara.
Akset rrugore që lidhin Puken me Qerretin dhe Qelzen gjatë ditës jane hapur tre here, aktualisht kalohen me zingjir, ndërkoh që mjetet do të punojnë edhe gjatë mbrëmjes me qëllim mbajtjne hapur të tyre.
Në fshatin Gojan i Madh, njësia administrative Gjegjan ka një rast mortor ku do të ndërhyet nga bashkia në ndihmë të familjarve në menyr që mos të këtë probleme infrastrukturore.
Furnizimi me Ujë të pijeshem vijon normalisht.
Furnizimi me energji elektrike ka vijuar normalisht në të gjithë zonen e bashkisë Pukë.
Raste emergjente deri tani, fatmirësisht nuk janë regjistruar.
Shtabi I Emergjencave pranë bashkisë do të funksionojë pa ndërprerje dhe I gatshëm të ndërhy për cdo rast emergjent. Qytetarët në vështirësi mund të kontaktojnë me numrin pa pagesë.
127 Sherbimi I Urgjences.
128 Shërbimi Zjarrfikës
129 Policia e Shtetit
Të gjithë qytetarët e bashkisë Pukë janë të lutur të evitojnē qarkullimin gjatë orëve të natës.
Reshjet e Borës dhe situata e vështire pritet të vijoi deri mesditen e nesermen, ndërsa shkollat do vijoin të mbyllura dhe nesër.