Është inaguruar sot segmenti rrugor i fshatit Lumzi në njësin administrative të Rrapes, i cili pritej me kohë dhe i jep mundësi banorve të këtij fshati të thellë që të arrin pranë banesave të tyre me automjete. Segmenti rrugor me një gjatësi prej afro 4 kilometer nga rruga nacionale deri në fshat, tashmë është shtruar me çakell, ndërsa pjesë e këtij investimi janë dy ura auto në parametra bashkohor, teksa krahas hapjes së trasesë janë ndërtuar veprat e artit dhe është vendosur sinjalistika.
Në inagurimin e këtij segmenti, ku i pranishëm ishte dhe kreu i bashkisë së Pukës, z. Gjon Gjonaj banorët e zonës falenderuan atë dhe qeverin për mbajtjen e premtimit, teksa thanë se në këtë rrugë tashme mund të leviz çdo mjet pa asnjë vështirësi, duke bërë realitet kështu një ëndërr të kahershme. Mungesa e rrugës sipas banorve bëri që shumë familje të largoheshin nga Lumziu, por tashme shpresa për rikthim është e madhe.
Dava Cara, një grua afër të 80-tave është bijë e këtij fshati. Ajo se mendonte se do të rikthehej më në fshatin e saj, por rruga ja bërë relaitet ardhjen edhe një herë në Lumzi. Gëzimi I saj duket I pamasë, ndaj ajo sfidon vitet e moshës e kërcen me të rinjët e tjerë të zonës. Dhe duket se ka të drejt të gëzoj. Dava tregon se kur ishte e re, vetem pak kohë pasi ishte martuar Lumi që përshkon zonen desh i mori jeten. “Po kthehesha tek prindrit, dhe e vetmja mënyrë për të arritur në shtëpi ishte të kaloja Lumin, por prurjet e rrembyeshme me moren e banorë të zonës të cilët I kanë dëgjuar britmat, erdhen e më shpëtuan jeten. Por ja deshi Zoti dhe ende pa vdekur po shikoj se si ai rast që më ndodhi mua, por dhe rastet e tjera që ju kanë marr jeten banorve të zonës, tashme nuk do të ndodhin më. Vllezrit dhe motrat e mija këtu, jo vetem që nuk do futen më në Lum, por ata mund të vin me maknë. Ju nuk e vlersoni, por është gjë e madhe, shumë e madhe hapja e kësaj rruge dhe ndërtimi i dy urave” thotë e moshuara.
Administratorja e njësisë administrative Rrape, znj.Lula Mema në fjalen e saj falenderoj kreun e bashkisë që bërë të mundur investimin madhor, për të cilin banorët kishin humbur shpresat, ndërsa tha se ky është një prej shumë investimeve që kanë përfshirë të gjithë njësine e saj administrative në çdo fshat e lagje.
Kryeplaku i fshatit Lumzi, z. Ndue Lleshi pasi u ndal tek domosdoshmëria e këtij investimi tha se tashmë edhe banorët e Lumziut kan pse kthehen në trojet e tyre për të riparuar kullat shekullore te fshatit mes malesh, lënë në harresë prej kohës së rregjimit. Ai falenderoj kryebashkiakun Gjonaj. “Jeni i vetmi që nuk na mashtrove. Po tregon dita ditës se atë çfar e premton e bën realitet, ndaj ne banorët e Lumziut të jemi mirnjohës për jetë për këtë investim, i cili kishte quar drejt boshatisjes fshatin tonë” tha kryeplaku z. Ndue Lleshi.
Kreu i bashkisë së Pukës, z. Gjon Gjonaj u shpreh i lumtur se ishte pjesë e gëzimit të banorve të zonës. Teksa të pranishëm ishin dhe banorë të larguar të kësaj zone ai ju apeloi atyre të kthenin vemendjen nga trojet e tyre pasi gjithnjë me vendlindjen lidhja nuk shkëputet. “Rruga tashmë është realitet, por duhet të punojmë fort dhe për elementet e tjerë të infrastrukturës. Kam marr garancin e plotë të kryeministrit Rama që do të vazhdojmë investimet në çdo fshat në mënyrë që jo vetëm të ndalojmë migrimin e banorve drejt zonave urbane, por të krijojmë mundësi e favore dhe pë rata të cilët në kërkim të një jete më të mire dhe të lënë në harresë e pa infrastrukturë në fshatrat tonë iken në Shkodër, Lezhë Tiranë, Durrës e ku munden” tha në fjalen e tij kryebashkiaku Gjonaj. Kreu I bashkisë, z.Gjon Gjonaj ju kujtoj banorve dhe premtimin e dhënë në fushatë për ndërtimin e ujsjëllësit, I cili tha ai do të realizohet brenda vitit 2018.
Investimi për segmentin Rrugor të Lumziut kap shifren 34,595.481 lekë, një investim i qeverisë Shqiptare, i cili i bashkangjitet rrugëve të hapura , urave të ndërtuara dhe rikonstruksioneve të kanaleve vaditëse, dhe objekteve të tjera të shërbimit në fshatrat e njësisë administrative Rrape. Po sot kryebashkiaku z. Gjon Gjonaj i shoqëruar nga administratorja Mema dhe banorë të tjerë të zonës inspektoj dhe përfundimin e punimeve për mullirin e fshatit, i cili ka eleminuar një tjetër problem që kishin banorët e zonës së Lumziut. Ndërtimi piktoresk tashme nuk I detyron më banorët e kësaj zone të shkojnë për të bluar në Fushë Arrëz, apo zonat e tjëra, pasi është në funksion në çdo kohë që banorët duan. Inagurmi i Rrugës në fshatin Lumzi vjen vetëm pak ditë pas inagurimit të shetitorës në qëndër të njësisë administrative Gjegjan.