Kreu i bashkisë Pukë, z.Gjon Gjonaj së bashku me z. Luli priti sot në një takim prezantues përfaqësuesit e kompanisë greke “GAJA”, e tenderuar për hartimin e Planit Zhvillimor të bashkisë Pukë. Kryetari Gjonaj teksa premtoi bashkëpunimin e pakursyer nga ana e të gjithë stafit të bashkisë, përfaqësuesve të kompanisë i kërkoi angazhimin maksimal nga ana e tyre për përmbushjen e kushteve kontraktuale gjat realizimit të këtij projekti, më i rëndësishmi i 27 viteve të fundit në zonen e Pukës. Kryebashkiaku ka ftuar përfaqësuesit e “GAJA” të startonin punen në terren dhe jo përmes hartave që punohen në zyra. “Shpresoj shumë në mirkuptimin tuaj ndaj kërkesave tona” u shpreh z.Gjonaj teksa shtoj se dokumenti përcakton zhvillimin e çdo pëllëmbe të territorit të bashkisë Pukë në 50 vitet e ardhshme. Kreu i bashkisë mori premtimin për angazhim serioz nga ana e kompanisë për përmbylljen me sukses të këtij projekti. Hartimi i Planit Zhvillimor është i një rëndësie të veçantë për bashkinë e Pukës, e cila falë këmbënguljes së kryebashkiakut Gjonaj u përzgjodh ndër shtatë bashkit e vendit që do të mbështetet me fondet e qeverisë për hartimin e Planit. Projekti pritet të mbyllet në harkun kohor të 12 muajve duke i dhën Pukës patenten e zhvillimit të qëndrueshem.