3Kryebashkiaku i Pukës, z.Gjon Gjonaj u takua  me Ambasadoren e Sllovenisë në Shqipëri, znj. Lea Stančič, e cila mbërriti në Pukë në kuadër të një projekti për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave. Projekti, një financim i donatorve nga Shteti Slloven konsiston në krijmin e një ferme blegtorale me Dhi alpine, nga e cila do të përfitojnë 10 gra nga Njësia Administrative e Luf-Qerretit. Numri i 4krerve, por dhe përfituesve do të rritet gjithnjë gjatë gjithë vitit në vijim, ndersa fitimet e fermës blegtorale do të shkojnë për grat përfituese të këtij projekti. Kryebashkiaku Gjonaj teksa falenderoj ambasadoren Stančič e njohu atë me resurset, traditat dhe bujarin e popullit punëtor të 5Pukës. Diplomatja sllovene vlersoj natyren dhe terrenin fantastik të zonës së Pukës teksa premtoj mbështetje edhe në të ardhmen. Ambasadorja Lea Stančič falenderoi kreun e bashkisë, z.Gjonaj për bashkëpunimin e shkelqyer me donatorët, ndërsa e konsideroi këtë si çelës suksesi që Puka mos të ishte më një zonë e izoluar e Shqipërisë, por në pak vite të kthehej në destinacion pushimi për vendasit dhe të huajt.

2