Në kuadër të investimeve për infrastrukturen dhe lehtësimin e jetës të banorve në zonat rurale, bashkia Pukë po realizon një tjetër projekt të rëndësishëm në territorin e njësisë administrative Rrape. Rruga e fshatit Lumzi, një domosdoshmëri për kta banorë, tashmë po bëhet realitet. Për të parë nga afër realizimin e këtij inspektimi në fshatin e thell malor ishte sot, vetë kreu i bashkisë Pukë, z. Gjon Gjonaj. Administratoria e njësisë administrative Rrape znj.Lula Mema, sebashku me kryeplakun e fshatit Lumzi i bën të ditur kreut të bashkisë nevojen jetike për ktë segment rrugor, i cili tashmë do të jetë funksional për gjatë gjithë vitit, ndërsa krahasuar me rrugen ekzistuese, funksionale vetëm gjat sezonit të verës, traseja e re shkurton gjatësin e kësaj rruge nga 6 km në 3.6 km nga rruga nacionale. Aktualisht segmenti rrugor i Lumziut është në fazen e hapjes së trasese, e cila ndodhet në një terren shkëmbor që momentalisht ka veshtirësi, por që garanton qëndrueshmërin dhe jetëgjatësin e këtij investimi. Kryetari i bashkisë Pukë, z.Gjon Gjonaj e konsideroj ktë si një investim jetik për banorët e Lumziut që zgjidh një herë e mirë problemin e ndërlidhjes me rrugë auto të këtij fshati. Kryebashkiaku shtoi më tej se përkundër zhurmës dhe shqetësimeve që krijojnë investimet e bashkisë tek partitë e ndryshme politike, ato nuk janë investime fushatash dhe se bashkia, fushatë të till me investime do të kishte gjithnjë, ashtu siç ka prej dy vitesh. Gjonaj uroj përfundimin sa më parë dhe me cilësi të rrugës. Segmenti rrugor i Lumziut po realizohet fal një investimi prej 40 mln lekë nga Buxheti i Shtetit. Pjesë e këtij investimi janë dhe dy ura auto që lidhin trasen e rrugës, e cila veç hapjes do të ketë dhe shtrim me çakëll duke e quar atë në parametrat e një rruge standarte për fshatrat e thell malor. Rruga automobilistike e Lumziut pas kryerjes së investimit që pritet të përfumdoj në harkun kohor të 90 ditëve do të jetë e qarkullueshme lehtësisht për të gjithë llojet e automjeteve.