2Kryebashkiaku z.Gjon Gjonaj po qëndron në Gjegjan, ku po inspekton aksionin për pastrimin e mjediseve të shkollës së mesme të bashkuar “Nikoll Lleshi” Gjegjan. Më herët kryebashkiaku Gjonaj ka urdhëruar kryerjen e një analize të thelle pas helmimit të nxënësve, ndërsa pritet4 dhe raporti i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor. Për higjenizimin e shkollës janë angazhuar punonjësit e shërbimeve, stafi i shkollës dhe Shërbimi Zjarrfikës i cili po asiston me Ujë të bollshëm forcat e angazhuara për gelqerizimin dhe pastrimin e plot të mjediseve të institucionit arsimor. Aksioni për pasterizimin e Shkollës ,”Nikoll Lleshi” po drejtohet nga zv.kryetari, z. Artan Zaja.

3