Të nderuar vëllezër dhe motra këtu në Pukë, Gjegjan, Luf-Qerret, Qelëz e Rrape, më lejoni t’ju falenderoi për mbështetjen dhe bashkëpunimin. Siç dhe tashmë është bërë e ditur kryeministri Rama pas sondazheve dhe konsultimeve na e dha mundësin përmes rikandidimit për zgjedhjet e ardhshme vendore të vazhdojmë projektin e madh për transformimin e zonës tonë. Kam bindjen se në udhëtimin drejt fitores do të kem mbështetjen e çdo njërit prej jush që puna për Puken turistike të shkoj më tej.
Gjatë këtyre katër viteve që po lëm pas është bërë shumë në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës, në qytet dhe qëndrat e njësive administrative. Krahas investimeve të tjera në këto zona tani është radha e fshatrave që të mund të përmirësojmë dhe të lehtësojmë jeten e banorve edhe në këto zona.
Sot ashtu siç kam bër në këto katër vite I shtri doren çdo njerit, pa më të voglin dallim për të ecur drejt përfundimit të rrugës së nisur.
Siç kam dëshmuar në këto katër vite, prioriteti im është Puka dhe jo interesat e ngushta personale, është infrastruktura e përmirësuar dhe jo përfitimet nga tenderat, është punësimi dhe jo ryshfeti nga të punësuarit.
Kërkesa e llogarisë për ti shërbyer më mirë pukjanve shpesh është konsideruar arrogancë, qëndresa përball trysnisë për interesat e ngushta më ka cilësuar si njëri që nuk bashkëpunoj, por unë kamë zgjedhur të drejten dhe më të miren për Puken dhe banorët e saj deri në fshatin më të thell.
Unë nuk jamë njeri I përsosur. Sigurisht mund dhe të kem gabuar, por për një gjë jam I bindur se çdo orë të jetës time në pozicionin e kryetarit të bashkisë ja kam kushtuar besimit që më dha shumica e pukjanve, për të bër më të miren e mundshme.
Sot është momenti që vendosemi të gjithë bashk përball një sfide të re, e cila sigurisht që më mbështetjen tuaj do të bëjë që flamuri I triumfit të jetë në doren tonë.
Sot dua të falenderoi të gjithë ata që gjatë këtyre viteve më ofruan bashkpunimin duke u bërë pjesë e kontributiti për Puken dhe çdo njerin prej pukjanve, falenderime sigurisht për administraten e bashkisë Pukë, që ndryshe prej të shkuarës ju përveshen punës duke mos përfituar asgje nga fondet publike për argëtime e udhëtime siç ndodhte dhe më parë, por duke mos u lodhur në dinamiken që na shoqeron çdo ditë të punës tonë.
Faleminderit të gjithë atyre të rinjëve dhe të rejave që zgjodhen pas studimeve të kthehen në vendlindjen e tyre e të shërbejnë për Puken e pukjanët me përkushtim dhe sinqeritet.
Pa dashur të zgjatem, pasi ashtu siç kemi bërë këto kohë do ta vazhdojmë të takohemi e të bashkëbisedojmë, falenderoi të gjithë ata që më kanë shprehur mbështetjen e tyre e më kanë uruar për rikandidimin tim.
Zoti ju bekoft të gjithve pa dallim!
Zoti bekoft Puken dhe bëft atë, vendin e shpreses për bijtë dhe bijat e saj!