Nga sot Zëvendës Kryetare e Bashkisë Pukë do të jetë znj. Ershela Gjoni. Kjo e fundit zevëndëson në këtë pozicion znj.Denisa Islami, e cila u dorhoq pak ditë më parë. Prezantimi u bë këtë mëngjes nga Kryebashkiaku z.Gjon Gjonaj, i cili vlersoi punen e Zëvendës Kryetares së re, e cila prej katër vitesh ka punuar pranë Drejtorisë së Financës në Bashkinë Pukë. Znj.Ershela Gjoni ka dhënë kontribut të çmuar kryesisht në ndërtimin e mardhenjeve me donatorët e huaj si dhe në hartimin e disa projekteve të fituara nga bashkia Pukë. E diplomuar për Inxhinieri Ekonomike, znj.Ershela Gjoni ka dhe një disa specializime e trajnime në fushen e ekonomisë dhe menaxhimit.