410 shtatori, i cili përkon dhe me ditëlindjen e artistit të popullit Ndue Shyti në kalendarin e ngjarjeve lokale të Pukës shënon dhe diten e Trashigimisë Kulturore. Në këtë kuadër u zhvilluan një sër veprimtarish përfshir dhe atë që u zhvillua në mjediset pallatit të kulturës. Drejtori i Pallatit 3të Kulturës z.Alban Doçi në fjalen e tij u ndal tek visaret e çmuara të Pukës dhe pukjanve duke renditur vlerat etno-kulturore që karakterizojnë treven tone.Pikërisht në këtë ditë, bashkia e Pukës bëri dhe nderimin e dy prej studiuesve të njohur pukjanë, z.Xhemal Meçi e z.Mark Mesuli të cilët aq shumë i kanë dhënë trashigimisë pukjane përmes studimeve e 5botimeve të tyre, siç cituan në fjalen e tyre për studiuesit, referuesit e jetes dhe veprimtarisë së tyre, z.Ylli Hadroj e z.Gjon Dodaj. Kreu i bashkisë Pukë, z.Gjon Gjonaj në fjalen e tij me këtë rast u ndal tek vlerësimi i këtyre dy figurave të shquara të letërsisë dhe kulturës pukjane, duke vlerësuar lartë kontributin e z. Meçi e z.Mesuli. Me tej i është dorëzuar nga kryebashkiaku titulli “Qytetar Nderi” i bashkisë Pukë 2z.Xhemal Meçi me motivacionin “Për ndihmesen e çmuar në Etnokulturë, Gjuhë, Histori dhe botime për të drejten doksore me interesa kombëtare e krahinore për Puken” titull të cilin professor Meçit ja dorëzoj vetë kryebashkuaku Gjonaj.
Ndërkoh mësuesi, studiuesi e shkrimtari, Mark Mesuli u nderua me titullin “Qytetar Nderi” i bashkisë Pukë me motivacionin: “Për Kontributin si mësimdhënës, si drejtues vizionar,si studiues serioz e sistematik duke vlerësuar dijen e duke promovuar Puken dhe kulturen pukjane nepërmjet studimeve të botuara ndër vite”, titull të cilin z.Mesuli ja dorëzoj kreu i këshillit bashkiak, z. Enver Sulejmani.
6Dy qytetarët më të ri të nderit në bashkinë Pukë, z.Xhemal Meçi e z.Mark Mesuli falenderuan këshillin bashkiak për vlerësimin e tyre.
Lidhur me vlerat dhe kontributin e dy personaliteteve të vlerësuara nga këshilli bashkiak i Pukës folen më pas dhe njohës e bashkohës të tyre, ndërsa kjo veprimtari u shoqërua dhe me numra artistik të cilët u interpretuan me mjaft pasion nga artistët e vegjël të Qëndres Kulturore të Fëmijëve Pukë dhe artist të tjerë të Ansamblit Puka.