Ashtu si çdo vit edhe sot festuam 9 Qershorin, Diten e Kulturës Pukjane por njëkohësisht dhe Çeljen e Sezonit Turistik. Përveç promovimit të produkteve artizanale të prodhuara mjeshtërisht nga banorët e zones, u shpalosën edhe vlerat e mëdha natyrore të këtij rajoni të organizuar në një panair në ambjentet e Pallatit të Kulturës “Ndue Shyti.
Gjithashtu, në kuadër të këtij aktiviteti u organizua edhe një tryezë e rrumbullakët me pjesëmarrjen e
përfaqësuesve nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjensia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore , përfaqësues nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, operator turistik, përfaqësues nga organizata PPNEA, organizatat e shoqërisë civile, etj. Gjatë këtij takimi, u diskutua mbi potencialet turistike dhe zhvllimin e mëtejshëm të tyre në rajonin e Pukës si dhe rëndësia që ka këndi i BE në Bashkinë Pukë.
Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me projektin “Bashkitë në Evropë”, Vodafon Albania, Shpresa Al, Delia Grup dhe Agropuka.