Një ngjarje e rënd ka ndodhur gjatë natës së kaluar në lagjen Va Shënkoll të fshatit Breg, Njësia Administrative Rrape. Përkundër ndërhyrjes të shpejt të shërbimit zjarrfikës të Pukës dhe Fushë Arrëzit, pasojat kanë qenë fatale, pasi kanë humbur jeten bashkëshortet Petrit dhe Dava Ndoj.
Kryetari i bashkisë, z.Gjonaj me të marr njoftimin nga shërbimi Zjarrfikës pranë bashkisë, ka shkuar pranë familjes Ndoj.
Gjonaj i ka ofruar të gjithë mbështetjen personale dhe institucionale familjes për të përballuar dhimbjen e madhe si dhe për rindërtimin e baneses.
Kreu i bashkisë ka urdhëruar që shpenzimet e ceremonisë mortore për dy bashkëshortet të mbulohen nga ana e bashkisë, ndërkoh që kemi kërkuar përkujdesje shëndetësore për dy të moshuarit, pasi kan probleme kronike, çfar në keto momente e bën të domosdoshme përkujdesjen ndaj tyre.
Në këtë dhimbje të madhe për familjen Ndoj dhe mbar komunitetin tonë kërkojmë solidaritetin e të gjithve në ndihmë të kësaj familje.