Bashkia Pukë po përfaqësohet në Konferencen Finale të Programit SEED Step II Shqipëri, Kosovë, Serbi (Mbështetje për Zhvillimin e Arsimit dhe Punësimit), përfituese i të cilit është dhe bashkia Pukë përmes Qendres Komunitare “Sot për të Ardhmen” me krijimin e Komisionit lokal të Punësimit dhe qendren e Agroturizmit, e cila së shpejti do të jetë një realitet i ri në qytetin e Pukës.
Në Konferencen Finale te programit rajonal SEED Step II (Shqiperi, Kosove, Serbi) financuar nga Qeveria Austriake zbatuar nga “Sot per te Ardhmen” për Shqipërinë, e cila po mbahet në Serbi me 21 -22 Tetor 2019, u ndanë eksperiencat dhe praktikat e mira në lidhje me formimin profesional dhe punësimin.
Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Puënësimit Shkodër, Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Korçë dhe përfaqësues të Bashkisë Pukë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ndanë me përfaqësuesit e vendeve partnere, praktikat dhe modelet e arritura në Shqipëri nëpërmjet programit SEED Step II.
Znj. Fabiola Laco Egro, Drejtore e programit rajonal SEED për Shqipërinë, theksoi se ky program bëri bashkë institucionet në nivel qendror dhe qeverisjen lokale në 4 bashki pilote të Shqipërisë, por me modele të cilat janë të mundura për të replikuar dhe në bashki të tjera dhe në rajon, si dhe dha kontribut të rëndësishëm në cështjet e punësimit dhe formimit profesional, në krijimin e një mjedisi miqësor.
Znj. Denisa Islami, Nënkryetare e Bashkisë Pukë dhe Z. Armir Mehaj, Drejtor i shërbimeve Publike në Bashkisë Pukë krahas prezantimit të Pukës dhe përshendetjeve në emer të kryebashkiaut Gjonaj, sollën ndër të tjera dhe nismat konkrete të ndërrmarra në Bashkinë Pukë si Komisioni lokal për Punësimin, hartimi i planeve lokale dhe nisma për të ngritur një qendër për turizmin dhe zhvillimin rural, pjesë e të cilit do të jenë mjediset për formim profesional në fushen e turizmit dhe zhvillimit rural, si dhe nje dyqan i produkteve vendase.
“Bashkëpunimi rajonal dhe ndërveprimi i politikave të vendit për të nxitur diversifikimin ekonomik në zonat rurale dhe për t’i dhënë shtysë punësimit dhe vetëpunësimit të zonave rurale duke përdorur burimet natyrore si bujqësia dhe turizmi apo ndërthurja e tyre”- u theksua nga znj. Manjola Stefani, përfaqësuese e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.