Produktet vendase nga Puka, pjesë e Panairit të fundvitit në qytetin Signa të Italisë, i cili do të qendroi i hapur gjatë kësaj fundjave. Puka është pjesë e këtij Panairi për të dytin vit me radhë. Produktet vendase të Pukës, siç janë frutat e thata të “Agro-Puka”, lëngu i Thanës nga fabrika e lëngjeve “Dalmacia” punimet në dru të mjeshtrit Viktor Shahini dhe produkte të tjera të grave pukjane po tërheqin vemendjen e vizitorve në panairin e festave të fundvitit, në të cilin marrin pjesë shtete të ndryshme. Një interesim të madh po tregojnë shqiptarët që jetojnë në këtë qytet dhe jo vetëm. Bashkia Pukë dhe komuna Signa sapo kanë nënshkruar marrveshjen e bashkëpunimit dhe miqësisë së mirë, e cila I paraprin binjakzimit në mesin e dy Njësive Administrative në fundin e muajit Shkurt 2020. Për më tepër klikoni: https://www.facebook.com/236776123325015/videos/740318659819542/ 

8 10