Në kuadrin e planit operacional të Qeverisë shqiptar për luften kundër kultivimit të bimve narkotike, bashkia e Pukës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Pukë zhvilloi një takim me specialistë të Policisë në njësitë administrative, punonjësit e shërbimit pyjor dhe kryepleqt e fshatrave në të gjithë territorin e bashkisë Pukë.
Kreu i komisariatiti të Policisë së Pukës, kryekomisar Gazmend Demrozi u ndal tek udhezimet e fundit te Këshillit të Ministrave për luften ndaj Kanabis Sativa, ndërsa kujtoj për të pranishmit përcaktimet ligjore që parashikojnë sanksionet me burg ndaj kryetarve të fshatrave, punonjësve të policisë në zona dhe inspektorit pyjor të zonës nëse në territoret që ata kanë në mbikqyrje, gjatë verës së ardhshme do të gjendet bimë narkotike e kultivuar.
Në fjalen e tij kreu i bashkisë së Pukës, z. Gjon Gjonaj tha se gjatë vitit të kaluar mbjellja masive e Kanabisit ishte një turp që njollosi Puken teksa e renditi ndër zonat me kultivim masiv të kanabisit. Nisur nga kjo situate kryebashkiaku Gjonaj ftoj të gjithë kryepleqt, punonjësit e shërbimit pyjor dhe ata të Policisë të bashkrendonin punen dhe të krehnin të gjithë territorin për të cilin ata kishin përgjegjësi sëbashku. Gjonaj tha se dhe zjarret e ditëve të fundit në disa raste lën të dyshohet se janë pjesë e tentativave për përgatitjen e kultivimit të lëndëve narkotike ndaj me tone të ashpra kërkoj nga të gjithë ti shpallnin luftë këtij fenomeni që këtë vit kurrsesi nuk duhet të jetë pjesë e territorit të bashkisë Pukë. Kreu I bashkisë ka porositur vartësit në bashki që të informonin policinë për të gjithë kryetarët e fshatrave dhe inspektorët e pyjeve lidhur me zonat që ata kanë nën mbikqyrje, ndërsa premtoj bashkë.