Ka nisur puna për evakuimin e mbetjeve inerte të depozituara në mënyrë të papërgjegjshme nga qytetarë apo biznese që kanë kryer punime të ndryshme dhe inertet më tej i kanë depozituar në kuroren me Pisha pranë stadiumit të qytetit të Pukës.
Rasti më i fundit të hedhjes së inerteve ishte me datë 14.05.2020, por që duket se do të jetë i fundit pasi bashkia do të marr masat e duhura.
Kryebashkiaku, z.Gjon Gjonaj paralajmëroj sanksione ndaj kujtdo që tenton hedhjen e mbetjeve në këtë zonë pas rikthimit të normalitetit.
Bashkia ka një plan të qartë për mbrojtjen e kësaj zone që popullohet ndjeshëm nga qytetarët kryesisht në orët e pasditës.
Për çdo rast të konstatimit të hedhjes së mbetjeve do të ketë një hetim të hollësishëm me denoncimin për krim mjedisor.
Për më tepër klikoni në link: https://www.facebook.com/236776123325015/videos/670554453739207/