Punonjësit e Pastrim Gjelbrimit në bashkinë e Pukës, me porosin e veçant të kreut të bashkisë, z. Gjon Gjonaj u përqëndruan sot në pastrimin e varrezave të Qelzës. Aksioni po zhvillohet në kuadër të festës tradicionale të zonës, “Shën Palit” ku banor të shumtë të kësaj zone vizitojnë dhe varret e të afërmve që nuk jetojnë më. Bashkia Pukë ju uron “Shën Palin” të gjithë atyre që e festojnë dhe garanton shërbime ndaj çdo banori edhe në skajet më të largëta të bashkisë.