Pukë-Futbolli i moshave në vemendjen e Bashkisë. Punohet për të ardhmen e skuadrës së parë Tërbuni

Kryetari i Bashkisë Rrok Dodaj, njëkohësisht edhe President i KF Tërbuni, premtoi mbështetje te vazhdueshme për ekipin e moshave, që ato te bëhen sa më shpejt futbollist të ekipit të parë të Tërbunit të Pukës.

Pasditen e së hënës Z.Rrok Dodaj, ishte i pranishëm duke ndjekur nga afër një seancë stërvitore të zhvilluar në stadiumin “Ismail Xhemali“, kreu i institucionit vendor Pukë, bëri një bashkëbisedim të ngrohtë me futbollistët e vegjel, ku krahas përgëzoj për punën e mirë që po bëjnë trajnerët dhe vetë futbollistët e vegjël.