BASHKIA PUKË DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, të VKM nr.118, datë 05.03.2014, Për Procedurat e Emërimit, Rekrutimit, Menaxhimit dhe Përfundimit të Marrëdhënies në Shërbimin Civil të Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues dhe të Anëtarëve të TND-së”, për procedurat e shpallura për konkurim për pozicionin:

  • Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Pukë, Kategoria e Pagës: I-5

Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Pukë, në përfundim të verifikimit
paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë dhe kërkesave të veçanta të publikuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin e mësipërm nuk ka kandidatura të përzgjedhura.
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni i mësipërm është i hapur për procedurën e pranimit nga jashtë shërbimit civil. (kliko ketu)