NJOFTIM FITUESI PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE (Specialist)

Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Pukë, në përfundim të procedurës së pranimit në shërbimin civil, njofton se kandidatët fitues për grupin e pozicioneve: Specialistë

Lloji i diplomës: Shkenca Ekonomike, AdministrimBiznes, Shkenca Informatike,  Inxhinieri Elektronike,  niveli minimal i diplomës “Bachelor/Master Shkencor/Profesional”: (kliko ketu)

Njoftim per mbledhjen e rradhes te Keshillit Bashkiak Puke me daten 17.10.2025

Antareve te Keshillit te Bashkise Puke

Ne mbeshtetje te ligjit nr.139/2015, “Per Veteqeverisjen Vendore”, neni 53, pika 3, shkronja “a” si dhe te nenit 56 te VKB nr. 14 date 30.06.2020 “Rregullore e funksionimit te Keshillit te Bashkise Puke” dhe ne zbatim te vendimit te kryesise se keshillit nr. 6 date 10.10.2025, mbledhja e radhes e keshillit Bashkiak Puke do te zhvillohet  me daten  17.10.2025 ,ora  13:30 tek salla e Keshillit te Bashkise Puke, me kete rend dite: (kliko ketu)

NJOFTIM: BASHKIA PUKË, VENDE TE LIRA PUNE

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Vendimin nr.503, datë 01.8.2024 Për disa ndryshime në vendimin nr.328, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për klasifikimin e funksioneve, grupimin e Njësive të Vetëqeverisjes Vendore, për efekt page, dhe caktimin e kufijve të pagave të funksionarëve të zgjedhur e të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativë të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore”, VKM nr.108, datë 26.02.2014 “Për Planin Vjetor të Pranimit në Shërbimin Civil”; Vendimit nr. 13, datë 23.12.2024 të kryetarit të Bashkisë Pukë “Për miratimin e organigramës dhe strukturës së Bashkisë Pukë, Njësive Administrative, institucioneve të varësisë dhe funksioneve të deleguara për vitin 2025”, VKB nr. 05, datë 25.02.2025, ‘Për miratimin e Nivelit të Pagave të Administratës së Bashkisë Pukë, Njësive Administrative, Institucioneve të Varësisë dhe Funksioneve të Deleguara për vitin 2025”, Vendimit nr.12, datë 25.07.2025 “Për Miratimin e Planit Vjetor të Panimit në Shërbimin Civil për vitin 2025 në Bashkinë Pukë’, Vendimit nr. 13, datë 25.07.2025 ‘Për shpalljen e vendeve të lira në adminstratën e Bashkisë Pukë”, Bashkia Pukë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për pozicionet:

  • 3 (tre) Specialistë integrimi, në Drejtorinë e Zhvillmit të Turizmit, kategoria e pagës IV-3.
  • 3 (tre) Specialistë ndërtimi ( Ing. Ndërtimi, urbanistë ) në Sektorin e Planifikimit Urban, Drejtoria e Planifikimit të Territorit dhe Investimeve Publike, kategoria e pagës IV-3.
  • 1 (një) Specialist i tatim-taksave në Sektorin e Tatim-Taksave, Drejtoria e Menaxhimit Financiar, kategoria e pagës IV-3.

PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR:

Shpallje, per Specialistë integrimi: (Shkarko Formularin)

Shpallje, per Specialistë ndërtimi ( Ing. Ndërtimi, urbanistë ) : (Shkarko Formularin)

Shpallje, per Specialist i tatim-taksave: (Shkarko Formularin)