Qyteti i Pukës u kthye sot në një skenë mikpritjeje dhe emocioni, me mbërritjen zyrtare të konkurrenteve të “Miss Globe” 2025, të cilat vijnë nga vende të ndryshme të botës për të përfaqësuar elegancën, kulturën dhe bukurinë globale.
Prej shtatëmbëdhjetë vitesh, në këtë oaz të bukur natyror, ku era flet me malet dhe guri ruan kujtesën, “Sofra Pukjane” ka ndriçuar si një vatër bashkimi, një tempull vlerash, ku tradita, krenaria dhe dashuria për vendin gërshetohen në një mozaik të gjallë frymëzimi.