🎥 “MISS GLOBE” 2025 NË PUKË👑🌍

🌲 Një udhëtim magjepsës drejt zemrës së Alpeve Shqiptare…
Ku bukuria natyrore takon elegancën botërore!
👠 “MISS GLOBE” 2025, GJYSMËFINALJA NË PUKË
🗓 6 Tetor 2025
🕡 Ora 18:30
📍 Sheshi “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, Pukë
✨ Vajzat më të bukura nga 5 kontinente ngjiten në skenën e qytetit alpin për një natë spektakolare!
🎬 Nën regjinë e mjeshtrit Petri Bozo, ky spektakël do të jetë një përplasje emocionesh, drite, elegance dhe krenarie shqiptare!
📢 Bashkia Pukë, sjell këtë event madhështor për të promovuar turizmin, kulturën, mikpritjen dhe potencialin e kësaj treve me resurse të mëdha dhe kulturë të lashtë.
🌄 Një natë që nuk duhet humbur, një kartolinë e gjallë nga Puka drejt gjithë botës!

 

🌿 “𝐏𝐮𝐤𝐚 𝐀𝐠𝐫𝐨𝐅𝐞𝐬𝐭” 𝟐𝟎𝟐𝟓 𝐩𝐨 𝐚𝐟𝐫𝐨𝐧! 🌿 📍 𝐒𝐡𝐞𝐬𝐡𝐢 “ 𝐆𝐣𝐞𝐫𝐠𝐣 𝐊𝐚𝐬𝐭𝐫𝐢𝐨𝐭𝐢, 𝐒𝐤𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐫𝐛𝐞𝐮”, 𝐏𝐮𝐤𝐞̈ 🗓️ 𝟐𝟕 𝐒𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟓 | 🕘 𝐎𝐫𝐚 𝟎𝟗:𝟑𝟎 – 𝟏𝟒:𝟎𝟎

Bashkia Pukë, në bashkëpunim me Shoqatën “AgroPuka”, ka kënaqësinë të ftojë qytetarët, vizitorët dhe të gjithë dashamirësit e traditës në edicionin e 22-të të panairit më përfaqësues të zonës, “Puka AgroFest”!
🌾 Një festë që promovon kulturën prodhuese, vlerat bujqësore, blegtorale dhe artizanale të trevës sonë.
Me përkushtim dhe vizion për zhvillimin rural dhe ekonomik të zonës, Bashkia Pukë mbështet e organizon çdo vit këtë aktivitet, duke e kthyer atë në një hapësirë për nxitjen e turizmit dhe fuqizimin e prodhuesve vendas.
Çfarë ju pret këtë vit?
🍯 Produkte autoktone nga fermerët e zonës
🧺 Artizanat dhe mjeshtëri popullore
🎵 Muzikë, aktivitete argëtuese dhe vizita në destinacione turistike
🎉 Ejani të festojmë së bashku Pukën punëtore, të shijojmë prodhimet dhe të nderojmë trashëgiminë tonë!
“Puka AgroFest” 2025, aty ku tradita dhe zhvillimi takohen! 🌱

 

BASHKIA PUKË DREJTORIA E MENAXHIMIT TË BURIMEVE NJERËZORE

 Në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, Kreut III, të VKM Nr. 243, datë 18.03.2015 “ Për Pranimin , Lëvizjen paralele , periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Pukë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve për pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se:

Lista e kandidateve : (kliko ketu)