📍9 qershori në Pukë është ditë feste dhe si e tillë, le t‘a shndërrojmë këtë event në një manifestim real të këtyre vlerave, duke nxitur punën hulumtuese dhe promovuese të thesarit të çmuar të pasurisë etno-kulturore të trevës sonë! Gëzuar Ditën e Kulturës Pukjane!

📍Me rastin e 9 qershorit, Ditës së Kulturës Pukjane, gjej rastin t’ju përcjell mirënjohjen e madhe plejadave të krijuesve, artistëve, këngëtarëve, instrumentistëve, valltarëve të Ansamblit Popullor Puka, që ndër vite kanë dhënë një kontribut të madh në afirmimin e vlerave më të mira të trashëgimisë sonë popullore.

𝐔𝐑𝐈𝐌 𝐌𝐄 𝐑𝐀𝐒𝐓𝐈𝐍 𝐄 𝐅𝐄𝐒𝐓𝐄𝐒 𝐒𝐄 𝐊𝐔𝐑𝐁𝐀𝐍 𝐁𝐀𝐉𝐑𝐀𝐌𝐈𝐓🕌

🌙Vëllezër dhe motra të besimit mysliman!
Më lejoni që në emrin tim të përcjell për të gjithë Ju, urimet më të përzemërta për festën e Kurban Bajramit!🕋
🤲 I uroj të gjithë qytetarëve pukjanë të besimit mysliman, brenda dhe jashtë vendit sa më shumë paqe, harmoni e dashuri mes tyre që janë pikërisht mesazhi që përcjell kjo ditë e shënuar.
🕌Kurban Bajrami është festa e sakrificës, solidaritetit, humanizmit e harmonisë dhe bashkërisht e festojmë këtë ditë të shënuar që n’a kujton vlerat më të mira dhe traditën e shkëlqyer të harmonisë fetare dhe njerëzore në qytetin tonë dhe më gjerë.
𝐏𝐞̈𝐫𝐳𝐞𝐦𝐞̈𝐫𝐬𝐢𝐬𝐡𝐭, 𝐑𝐫𝐨𝐤 𝐃𝐎𝐃𝐀𝐉