📌 Puka nderon me titullin “Qytetar Nderi”, djalin nga Bugjoni, Agron Keçani, që prej vitesh jeton dhe punon në Itali, duke i dhënë një emër të mirë, jo vetëm trevës fisnike nga e cila vjen, por Atdheut të tij, si një individ tek i cili mishërohen vlera dhe virtyte të veçanta humane.

Në një atmosferë të veçantë, si ishte 9 Qershori, Dita e Kulturës Pukjane, dje në Pukë nderuam biznesmenin dhe humanistin Agron Keçani, i cili i prej vitesh kontribuon për Pukën, duke i dhënë një zë të fuqishëm solidaritetit njerëzor.
Familjarë, qytetarë e intelektualë të Pukës kanë qenë pjesë e kësaj ceremonie, e cila është sinteza e duhur e një vlerësimi dhe mirënjohjeje të përbashkët për vlerat humane të Agron Keçanit dhe afirmimin e tyre në çdo kohë e situatë.