📍Me rastin e 9 qershorit, Ditës së Kulturës Pukjane, gjej rastin t’ju përcjell mirënjohjen e madhe plejadave të krijuesve, artistëve, këngëtarëve, instrumentistëve, valltarëve të Ansamblit Popullor Puka, që ndër vite kanë dhënë një kontribut të madh në afirmimin e vlerave më të mira të trashëgimisë sonë popullore.