Për dy netë me radhë, Puka u shndërrua në kryeqendrën e manifestimit të vlerave burimore folklorike nga të gjitha trevat mbarëkombëtare, ku grupet pjesëmarrëse përcollën tek publiku artdashës, jo vetëm cilësi të lartë artistike, por dhe një larmishmëri ngjyrash kostumografike, si një identitet i çmuar pasuror kombëtar.