Njoftim – Për këshillim me publikun
Në mbështetje dhe zbatim të nenit 18 dhe nenit 54 shkronja “dh“, të ligjit nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, këshilli bashkiak Pukë, njofton zhvillimin e seancave për këshillim me publikun për diskutim për nxjerrjen në Ankand të aksioneve të Futboll Klub “Tërbuni” sh.a të Bashkisë Pukë.
Takimet do të zhvillohen sipas kalendarit
Nr | Aktiviteti | Data | Vendi | Ora | Mënyra | Forma |
1 | Konsultim publik me banorë të Bashkisë Pukë | 25.02.2025 | Bashkia Pukë ,Salla e Këshillit. | 13:00 | Takim publik | Bisedë |
Sugjerimet, komentet, mund të dërgohen edhe me shkrim pranë Bashkisë Pukë, me postë, apo nëpërmjet email në adresën: [email protected]