Festivali dimëror “Puka n’Festë” uli siparin e tij mbrëmë, ku për tre netë radhazi solli për publikun pukjan emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare.
Sot është dita e tretë e veprimtarive, e cila do të përmbyllet në mbrëmje me koncertin festiv, ku sërish emra të tjerë të njohur të skenës muzikore shqiptare do të vijnë posaçërisht për publikun pukjan.
Një Zipline i ri, investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, do të jetë në dispozicion të vizitorëve të apasionuar pas aventurës, si një mundësi e re për të shtuar gamën e aktiviteteve atraktive dhe eksploruese që ofron Puka.
“Njerëzit e mëdhenj nuk vdesin kurrë, ata janë frymëzim dhe ndriçim në rrugëtimin historik të popujve”. 📍Sot, shënohet 557 vjetori i vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Për tre ditë me radhë në qytetin e Pukës, me datat 17-18-19 janar do të zhvillohet koncerti “PUKA N’ FEST’ me pjesëmarrjen e emrave më të njohur të zhanreve të ndryshme muzikore shqiptare, të cilët do të performojnë për publikun artdashës pukjan pjesë nga repertori i tyre.