Pukjani prej kohësh është përfolur për kalimin në një ligë më të fortë.
Mësohet se Partizani ka përfituar 150 mijë euro nga shitja, por gjithashtu ka mbajtur 20 % të kartonit të lojtarit. Nga ana tjetër, Hadroj ka firmosur një kontratë 3.5 vjeçare, nga e cila do të përfitojë një pagë prej 12 mijë eurosh në muaj.