Situata e krijuar nga reshjet e ditës së djeshme, në pjesën më të madhe të territorit të Bashkisë Pukë është në monitorim të vazhdueshëm.

🔺Të gjitha strukturat e Emergjencave Civile, borëpastrueset dhe fadromat që prej ditës së djeshme janë në terren për menaxhimin e situatës së krijuar.
🔺Është hapur segmenti që lidh qendrën e qytetit Pukë me Njësinë Administrative Qelëz, si dhe janë të qarkullueshme të gjitha akset që lidhin fshatrat e kësaj Njësie me njëra-tjetrën. Vëmendje të shtuar ka ndaj familjeve në nevojë, si dhe disa fshatrave të largët, ku problematikat mund të jenë më të mëdha.
🔺Në të gjitha Njësitë Administrative situata është e normalizuar dhe nuk paraqitet asnjë problematikë.