Rinia është motori i ndryshimit! Imazhi i saj, përfaqëson shkallën më të lartë të vlerave qytetare.

Të dashur të rinj dhe të reja të Pukës!
❌Ju, nuk duhet të pranoni të ecni nëpër baltën e rrugëve të urrejtjes që ka mbjellë politika e këtyre viteve, por të afirmoni vlerat tuaja dhe të përfaqësoni denjësisht moshën tuaj, të mbushur me idealizmat e saj.
✅Guximi për të ëndërruar është atribut i juaji, prandaj në emër të bërjes realitet të ëndrrave tuaja, pranoni sfidën time, se do bëj gjithçka për të ndryshuar qasjen ndaj jush, ku përmes politikave të mos ndjeheni të detyruar të ikni nga vendi juaj.
✅Si prind, si mësues dhe si qytetar i parë, është detyra ime që t’Ju jap hapësirën e virtytit dhe frymën e forcës, t’u nxit të kërkoni më shumë, më tepër dhe të besoni më ndershëm tek vetja.
▶️Ju jeni burimi dhe frymëzimi im i çdominutshëm, prandaj dhe energjia ime është atribut dhe dedikim i adrenalinës suaj të shndërruar në motiv dhe vizion mbi modelin e drejtimit të bashkisë, mbi politikat social-ekonomike të Pukës dhe mbi perspektivën e saj zhvillimore.
E ardhmja dhe zhvillimi ekonomik i Pukës do të ketë fytyrën e bukur të rinisë pukjane🫶❤️
▶️Zoti i bekoftë të rinjtë dhe të rejat e Pukës!