Tek “Hani i Perparim Laçit” organizuam një ditë të veçantë, në një atmosferë festive, plot ngjyra shprese dhe jete, ku mikpritja dhe mesazhet e dashurisë njerëzore për personat me Aftësi Ndryshe ishin kryefjala dhe qëllimi i këtij takimi.
Më shumë ngrohtësi, më shumë vëmendje dhe përkushtim për këta persona, të cilët jeta i ka privuar në disa mundësi, por asnjëherë nuk janë vetëm dhe nuk do të ndjehen të braktisur.❤