Situata e krijuar nga reshjet e ditës së djeshme, në pjesën më të madhe të territorit të Bashkisë Pukë është në monitorim të vazhdueshëm.

🔺Të gjitha strukturat e Emergjencave Civile, borëpastrueset dhe fadromat që prej ditës së djeshme janë në terren për menaxhimin e situatës së krijuar.
🔺Është hapur segmenti që lidh qendrën e qytetit Pukë me Njësinë Administrative Qelëz, si dhe janë të qarkullueshme të gjitha akset që lidhin fshatrat e kësaj Njësie me njëra-tjetrën. Vëmendje të shtuar ka ndaj familjeve në nevojë, si dhe disa fshatrave të largët, ku problematikat mund të jenë më të mëdha.
🔺Në të gjitha Njësitë Administrative situata është e normalizuar dhe nuk paraqitet asnjë problematikë.

Njoftim për mbledhjen e këshillit bashkiak Puke

 


Në mbështetje të ligjit nr.139/2015, “Për Vetëqeverisjen Vendore”, neni 53, pika 3, shkronja “a” si dhe të nenit 56 të VKB nr. 14 datë 30.06.2020 “Rregullore e funksionimit të Këshillit të Bashkisë Pukë” dhe në zbatim te vendimit të kryesisë së këshillit nr. 5 datë 17.12 .2024, mbledhja e radhës e këshillit Bashkiak Pukë do te zhvillohet  me datën 27 .12 .2024 ,ora 11 -“’ tek salla e Këshillit të Bashkisë Pukë, me këtë rend – dite:
Njoftim i date 17.12.2024 per mbledhjen e dates 27.12.2024