Të angazhohemi për ta pasuruar dhe për t’i dhënë mundësi të ardhmes që të flasë me krenari dhe kulturë gjuhën shqipe, si një prej vlerave dhe simboleve më përbashkuese të kombit tonë!
Respekt dhe nderim për burrat e mençur dhe të ditur të kombit shqiptar, të cilët në nëntor të vitit 1908 u mblodhën në një prej qyteteve më të zhvilluara të shqiptarisë së kohës, Manastir, ku me vizion dhe atdhedashuri hartuan alfabetin e gjuhës shqipe, duke i dhënë kombit vlerën e përjetshme përbashkuese dhe identifikuese.