Një kafe e një poezi, e padiskutim vargje të kolosëve të letërsisë që tejçojnë pak kohë, emocionet më të veçanta.

Një takim mes institucionesh, kolegësh dhe qytetarësh që zgjedhin të kenë mik të jetës, librin.
Ishte ky i sotmi, nje takim që përmbylli muajin e Artit dhe të Letërsisë, në një mënyrë ndryshe nga zakonisht.
Zëra të ëmbël të rinjësh e mendjet e tyre të ndritura, u gërshetuan më së miri me bisedat e ngrohta dhe miqesore të mësuesve dhe qytetarëve të nderuar që morën pjesë në këtë aktivitet.
Pallati i Kulturës, në mbështetje të pakushtëzuar të Bashkisë Pukë, do të jenë promotore të vlerave të artit dhe kulturës, jo vetëm kombëtar , por duke vënë theksin dhe tek poetët, shkrimtarët dhe artistët vendas.