𝐅𝐎𝐓𝐎-𝐀𝐋𝐁𝐔𝐌/ 𝐄𝐝𝐢𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐢 𝟏𝟔-𝐭𝐞̈ “𝐒𝐨𝐟𝐫𝐚 𝐏𝐮𝐤𝐣𝐚𝐧𝐞” 𝐝𝐡𝐞 𝐏𝐚𝐧𝐚𝐢𝐫𝐢 “𝐀𝐠𝐫𝐨-𝐅𝐞𝐬𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟒”

🔹Me pamjet e veprimtarive që u organizuan ditën e shtunë, datë 5 tetor 2024, dua të shpreh falënderimet e mia të përzemërta për Presidentin e “Sofrës Pukjane”, z. #Tonin_Alia dhe të gjithë biznesmenët pukjanë që mbështesin pa rezerva, jo vetëm këtë manifestim të fuqishëm kulturor, por janë të kurdogjendur sa herë që ne u “trokasim” për çdo problematikë të mundshme!
🔹Falënderime të përzemërta Drejtorit Ekzekutiv të Shoqatës #Agro_Puka, z Sabah Djaloshi, për panairin më të madh agro-bujqësor të organizuar ndër vite “AgroFest 2024”, si dhe për të gjithë mbështetjen e tij të vazhdueshme, si një partner shumë i frytshëm në bashkëpunimet tona!
🔹Falënderime të përzemërta të gjithë të pranishmëve, të cilët vlerësuan veprimtaritë, duke filluar nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, z. #Lodovik_Hasani, z. #Frrok_Gjini, kryebashkiaku i Lezhës, z. #Pjerin_Ndreu, kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, z. #Hil_Curri, si dhe mjaft personalitete të tjera të botës intelektuale, përfaqësues dhe drejtues të institucioneve në nivel vendor e më gjerë!
🔹Falënderime të përzemërta për dy përgaqësuesit e komuniteteve fetare të Pukës, myftiun #Gezim_Kopani dhe Dom #Zef_Marku për mesazhet e përcjella gjatë veprimtarive në dobi të vlerave të bashkëjetesës!
🔹Falënderime të përzemërta për z. #Sytki_Hulaj, dhe delegacionin bashkëshoqërues nga Komuna e Deçanit, të cilët sollën mesazhet vëllazëzore të kreut të saj, z. #Bashkim_Ramosaj.
🔹Falënderim i veçantë për delegacionin e shoqatës atdhetare “ASSOALBANIA”, me veprimtari në Itali, të përfaqësuar nga z. #Nikolin_Gjeloshaj, President i shoqatës, si dhe z. Florian Simoni, z. #Agron_Keçani, dhe z. #Gjovalin_Gega. Ishte nder dhe kënaqësi pjesëmarrja juaj në “Sofrën Pukjane”.
🔹Falënderime të gjithë të pranishmëve, publikut artdashës, #policisë_së_shtetit, policisë bashkiake dhe institucioneve kulturore të Bashkisë Pukë, që i angazhuan në mbarëvajtjen e veprimtarive!
🔹Le të jemi të tillë çdo ditë të vitit, përbashkues në dobi të proceseve zhviluese për Pukën, dialogues dhe bashkëbisedues, siç i ka hije sofrës pukjane, në të mirë të unitetit të vlerave tona!